Zgjedhjet e 12 tetorit, Imri Ahmeti mobilizon Degën e LDK-së në Lipjan
Kryetari i Komunës së Lipjanit, njëherësh edhe kryetar i Degës së LDK-së në këtë komunë, Imri Ahmeti, ka mbajtur sot takimin e rregullt me Shtabin e Degës së partisë në Lipjan. Në qendër të diskutimeve ishin përgatitjet finale për zgjedhjet e 12 tetorit, si dhe planifikimi i organizimit të takimeve me strukturat nëpër nëndegë. Gjatë […]

Kryetari i Komunës së Lipjanit, njëherësh edhe kryetar i Degës së LDK-së në këtë komunë, Imri Ahmeti, ka mbajtur sot takimin e rregullt me Shtabin e Degës së partisë në Lipjan.
Në qendër të diskutimeve ishin përgatitjet finale për zgjedhjet e 12 tetorit, si dhe planifikimi i organizimit të takimeve me strukturat nëpër nëndegë.
Gjatë takimit u shqyrtuan detajet e fundit të fillimit të fushatës zgjedhore, ku u theksua rëndësia e një angazhimi të përbashkët për të prezantuar programin e LDK-së para qytetarëve, raporton ORAinfo.
Ahmeti theksoi se LDK do të dalë para qytetarëve të Lipjanit me një program të qartë e konkret, i cili synon përmbylljen e transformimit të komunës në një qytet modern.
“Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin”, është mesazhi i LDK-së në këtë garë zgjedhore. /ORAinfo/