Zgjedhjet lokale në Maqedoni, diaspora mund të votoj vetëm duke udhëtuar në vendlindje

Zgjedhje lokale, diaspora pa mundësi votimi jashtë vendit The post Zgjedhjet lokale në Maqedoni, diaspora mund të votoj vetëm duke udhëtuar në vendlindje appeared first on Albinfo.

Zgjedhjet lokale në Maqedoni, diaspora mund të votoj vetëm duke udhëtuar në vendlindje

Në Maqedoni pritet të mbahen zgjedhjet lokale, por mërgimtarët do të mund ta ushtrojnë të drejtën e votës vetëm nëse udhëtojnë në vendlindje. Për këto zgjedhje nuk do të organizohet votim në njësitë diplomatike e konsullore, duke kufizuar mundësinë e pjesëmarrjes për diasporën që jeton jashtë vendit, transmeton albinfo.ch.

Anëtarja e këti komision Ditmire Shehu, propozoi që në Kodin Zgjedhor të mos figuron banorë rezident dhe jo resident, por të qëndron vetëm fjalin banorë të përgjithshëm të asaj Komune, por kjo nuk u pranua.

“Propozoj një ndryshim e nenit 3, pika 2, te fjala ku thotë numrin e përgjithshëm të banorëve resident nga regjistrimi I vitit 2021, të zëvendësohet me numrin e përgjithshëm të banorëve të RMV, këtë e them për arsyje se e parë nenin 21 të Kodit Zgjedhor ku shumë qartë e tregon se vet kodi zgjedhor nuk I ndanë qytetarët në Rezident dhe jo-rezident, por thotë qytetarët që jetojnë në atë komunë. Që nën kupton se ata pasi kanë adres banimi janë banues, pa marë parasyshë a jetojnë në vend apo në diaspor”, theksoi anëtarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu.

Qytetarët do të zgjedhin kryetarë të Komunave dhe këshilltarë në 80 komuna

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka shpallur zgjedhjet lokale. Sipas dispozitave ligjore, meqë sot janë shpallur zgjedhjet, ato duhet të mbahen më 19 tetor 2025.

“Në përputhje me Kushtetutën, Kodin Zgjedhor, legjislacionin në fuqi, si dhe në ushtrim të kompetencave të mia si Kryetar i Kuvendit, kam nderin dhe përgjegjësinë institucionale t’ju njoftoj se sot, zyrtarisht, e nënshkrova Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të ardhshme lokale, të cilat do të mbahen më 19 tetor 2025. Këtë vendim e dërgova deri te organet kompetente për organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve, dhe pres angazhim maksimal për realizimin e një procesi të ndershëm dhe demokratik.

Ju informoj se gjatë fushatës zgjedhore, e cila fillon njëzet ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, Kuvendi do të vazhdojë funksionimin e tij të rregullt administrativ, por nuk do të mbajë seanca plenare. Ky vendim synon të shmangë keqpërdorimin e foltores parlamentare për qëllime elektorale dhe t’u japë deputetëve mundësinë të përkushtohen plotësisht ndaj komunikimit me qytetarët”, u shpreh kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

The post Zgjedhjet lokale në Maqedoni, diaspora mund të votoj vetëm duke udhëtuar në vendlindje appeared first on Albinfo.