“Zgjerohen kapacitetet e NATO-s”/ Rutte paraqet sot në Londër planin e rritjes

Vendet anëtare të NATO-s duhet të rrisin kapacitetet e tyre të mbrojtes ajrore me 400% në mënyrë që të jenë të gatshëm të përballen me kërcënimin e vazhdueshëm Rus. Kjo është kërkesa që vjen nga planet e përshtatura të mbrotjes nga Aleanca Veri Atlantike sipas një dokumenti të ri  sekret, një lloji dokumenti ky që [...]Read More...

“Zgjerohen kapacitetet e NATO-s”/ Rutte paraqet sot në Londër planin e rritjes

Vendet anëtare të NATO-s duhet të rrisin kapacitetet e tyre të mbrojtes ajrore me 400% në mënyrë që të jenë të gatshëm të përballen me kërcënimin e vazhdueshëm Rus.

Kjo është kërkesa që vjen nga planet e përshtatura të mbrotjes nga Aleanca Veri Atlantike sipas një dokumenti të ri  sekret, një lloji dokumenti ky që është hera e parë që hartohet që prej fundit të Luftës së Ftohtë. Në këtë dokument saktësohet sesi aleatët e NATO-s do ti kundërpërgjigjeshin një sulmi ndaj aleancës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i cili po viziton këtë të hënë Londrën pritet të zbulojë planin në një konference për shtyp me kryeministrin Britanik Keri Starmer.

Në një fjalim që do të mbahet në institutin Chatham House në Londër, Rutte do të theksojë se NATO ka nevojë për një “kërcim kuantik në mbrojtjen kolektive”, duke iu referuar rritjes së paqëndrueshmërisë dhe kërcënimeve në Evropë pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022.

Takimi i Rutte me kryeministrin Britnaik vjen përpara Samitit të NATO-s që do të mbahet në datat 24 dhe 25 qershor në Hagë, ku 32 vendet anëtare të NATO-s pritet të miratojnë një rritje të ndjeshme të shpenzimeve ushtarake.

Kreu i Aleancës Veri atlantike ka theksuar vazhdimisht nevojë për mijëra automjete të blinduara, miliona predha artilerie dhe një mbrojtje ajrore më të sofistikuar.

Këtë fundjavë kreh I NATO-s iu drejtua perëndimit duke iu thënë ose shtoni shpenzimet e mbrojtjes ose mësoni Rusisht, një sinjal I qartë ky që tregon se rreziku nga Rusia është real. Rutte ka propozuar një objektiv të ri financiar: 3.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për shpenzime të drejtpërdrejta ushtarake dhe 1.5% të tjera për infrastrukturë mbrojtëse si rrugë, ura, aeroporte dhe porte detare.

Aktualisht, vetëm 22 nga 32 shtetet anëtare arrijnë ose kalojnë objektivin ekzistues të NATO-s prej 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto ndërkohë që Presidenti Amerikan Donald Trump i ka kërkuar vendeve anëtare që të shpenzojnë 5% të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtje.

Këto zhvillime tregojnë se NATO po hyn në një epokë të re përgatitjeje intensive ushtarake, ku Europa është e vendosur të përballet me kërcënimet e Moskës me ose pa mbështetjen e plotë amerikane./abcnews.al