VLEN: Zgjidhet problemi i hapësirave në UNT, kampusi i ri prej 42 milionë eurosh sjell zgjidhjen përfundimtare

VLEN-i po i jep zgjidhje konkrete nevojës për hapësira shtesë në Universitetin “Nënë Tereza”, në kohën kur universiteti po përballet me rritje të numrit të studentëve.
Në kuadër të këtij angazhimi, zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali dhe rektori i UNT-së, prof. dr. Bekim Fetaji, kanë shqyrtuar mundësinë e përdorimit të hapësirave të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë për nevojat e universitetit. Kjo zgjidhje do të mundësojë që procesi mësimor të zhvillohet normalisht deri në përfundimin e kampusit të ri.
Por kjo është vetëm zgjidhja e periudhës së ndërmjetme. Zgjidhja e përhershme është kampusi i ri i UNT-së, një investim prej rreth 42 milionë eurosh, për të cilin tashmë janë hedhur themelet.
Kampusi i ri do t’i sigurojë Universitetit “Nënë Tereza” hapësira moderne dhe kapacitete të mjaftueshme për studentët, stafin akademik, mësimin dhe kërkimin shkencor.
VLEN-i e sheh rritjen e numrit të studentëve si mundësi për zhvillimin e mëtejshëm të UNT-së dhe jo si pengesë. Hapësirat e nevojshme po sigurohen tani, ndërsa kampusi prej 42 milionë eurosh do ta zgjidhë përfundimisht këtë çështje.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



