Zhegrova do të largohet përfundimisht nga Lille
“Edoni ka shprehur dëshirën për t’u larguar. Nuk më duket e përshtatshme ta mbajmë me një vit të mbetur në kontratë. Presim largimin”, ka deklaruar Presidenti i Lille-s The post Zhegrova do të largohet përfundimisht nga Lille appeared first on Albinfo.

Koha e Edon Zhegrovës te Lille ka përfunduar. Sulmuesi i Kosovës do të ndërrojë mjedis gjatë këtij afati kalimtar, teksa lajmi është bërë i ditur së fundmi nga presidenti i ekipit francez, Olivier Letang.
“Edoni ka shprehur dëshirën për t’u larguar. Nuk më duket e përshtatshme ta mbajmë me një vit të mbetur në kontratë. Presim largimin”, ka deklaruar Letang, transmeton albinfo.ch.
Situata e Zhegrovës po ndiqet nga disa skuadra, me dëshirën e lojtarit që do jetë vendimtare në fund për përzgjedhjen e destinacionit.
Ai realizoi katër gola dhe dhuroi një asistim, në sezonin e fundit të Ligue 1.
The post Zhegrova do të largohet përfundimisht nga Lille appeared first on Albinfo.