Edon Zhegrova mund ta marrë një tjetër goditje nga Juventus

Edon Zhegrova mund të marrë tjetër goditje nga Juventusi. Sulmuesi i krahut u la jashtë listës së Juventusit për ndeshjet e fazës së ligës të Ligës së Evropës.
Por Zhegrova mund të largohet edhe nga lista e lojtarëve për ndeshjet e edicionit 2026/2027 të Serie A.
Lëndimi i Manuel Locatelli ka lënë boshllëk të madh në mesfushën e Juventusit.
Kapiteni Locatelli do të jetë jashtë fushës për gati pesë muaj dhe Juventusit do t’i duhet një zëvendësues.
Mesfushori kroat Marcelo Brozoviq shihet si zëvendësues i Locatellit. Ish-mesfushori i Interit është lojtar i lirë.
Por Brozoviq nuk mund të luajë në Serie A, nëse Juventusi nuk heq një lojtar të huaj nga lista.
Mediumet në Itali kanë shkruar se largimi i Edon Zhegrovës do të zgjidhte problemin e skuadrës së Juventusit në Serie A.
“Largimi i Zhegrovës do t’i lejonte Juves të anashkalonte problemin e skuadrës në Serie A dhe të merrte një mesfushor të huaj, si Brozoviq, për të zëvendësuar Locatellin e lënduar”, shkruan “TuttoJuve”.
Emri i Zhegrovës është përmendur edhe nga mediume tjera.
“’Zonja e Vjetër’ e la jashtë listës së Serie A, Arkadiusz Milikun. Do t’i duhet të largojë një tjetër lojtar të huaj – me gjasë Edon Zhegrovën – për të afruar një lojtar të lirë, siç mund të jetë Marcelo Brozoviq”, shkruan “Livescore”.
“Goal” po ashtu ka bërë një shkrim duke sqaruar se çka parasheh rregullorja dhe si është e mundur të ndryshohet dhe përditësohet lista e lojtarëve në Serie A.
Juve s’e llogarit Zhegrovën për Evropë
“Lista e Serie A mund të ndryshohet dhe përditësohet, por për të zëvendësuar Locatellin me një lojtar ‘të huaj’, ose më saktë një që nuk është zhvilluar në akademitë italiane, siç është Brozoviq dhe emrat e tjerë të përmendur, do të duhej të lirohej një lojtar tjetër.
Juventusi do të duhet të lërë jashtë një lojtar të huaj. Për më tepër, sapo të fillojë viti i ri, Khephren Thuram, tashmë i përjashtuar, do të duhet të kthehet në atë listë”, shkruan “Goal”.
Zhegrova 27-vjeçar në derbin ndaj Milanit në fundjavë luajti dy minuta. Ndaj Parmas nuk ishte fare i përfshirë në ekip, kurse në ndeshjen e parë kundër Frosinones luajti 21 minuta.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



