Zhvillimet e fundit, Kurti e Abdixhiku takohen në Kuvend

Zhvillimet e fundit, Kurti e Abdixhiku takohen në Kuvend

Kryeministri i vendit dhe njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, janë duke zhvilluar një takim në Kuvendin e Kosovës.

Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut vjen një ditë pasi Qeveria i dha dritën jeshile ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Takimi po ashtu vjen në kohën kur kanë mbetur vetëm edhe tri ditë deri në skadimin e afatit për zgjedhjen e presidentit të vendit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.