Zhytej me gomone në plazhin e Gjipesë, e lëndoi një 46 vjeçar

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se të dielën në plazhin e Gjipesë, një 46-vjeçar shqiptar që banon në Gjermani është lënduar nga një tjetër, i cili ishte duke u zhytur afër tij me gomone. Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari është me inicialet K.V, banues në Orikum dhe është 27-vjeç, kurse

Zhytej me gomone në plazhin e Gjipesë, e lëndoi një 46 vjeçar

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se të dielën në plazhin e Gjipesë, një 46-vjeçar shqiptar që banon në Gjermani është lënduar nga një tjetër, i cili ishte duke u zhytur afër tij me gomone.

Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari është me inicialet K.V, banues në Orikum dhe është 27-vjeç, kurse viktima është me inicialet D.S.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të SPK Dhërmi, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë ndërhyrë duke i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit dhe më pas kanë organizuar transportimin e tij të menjëhershëm drejt spitalit, për ndihmë mjekësore”.

“Gjithashtu, shërbimet e policisë kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit lundrues, shtetasit K.V., në Stacionin e Policisë Dhërmi, si dhe të personave të tjerë që kanë qenë dëshmitarë në këtë ngjarje”, thuhet në njoftim.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se po vijon puna e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.