Zjarr në një banesë në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një banesë është përfshirë nga zjarri pasditen e së mërkurës në rrugën “UÇK” në Prishtinë. Në pamjet e Ekonomia Online, shihet qartë tym i dendur dhe flakë që kanë kapluar banesën. Njësitet e zjarrfikësve ndodhen tashmë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij në objektet

Zjarr në një banesë në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një banesë është përfshirë nga zjarri pasditen e së mërkurës në rrugën “UÇK” në Prishtinë. Në pamjet e Ekonomia Online, shihet qartë tym i dendur dhe flakë që kanë kapluar banesën.

Njësitet e zjarrfikësve ndodhen tashmë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij në objektet përreth.

Deri më tani nuk ka informacione për të lënduar apo për shkaktarin e zjarrit.