Zogaj: LDK do të marrë pjesë në seancën konstituive, por nuk kemi votë blanko për askënd

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, për FrontOnline ka konfirmuar se LDK do të marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit që do të mbahet të martën. Megjithatë, ai ka bërë të qartë se subjekti i tij nuk do të japë mbështetje të pakushtëzuar për asnjë kandidat për kryetar Kuvendi. “Po. Të martën

Zogaj: LDK do të marrë pjesë në seancën konstituive, por nuk kemi votë blanko për askënd


Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, për FrontOnline ka konfirmuar se LDK do të marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit që do të mbahet të martën.

Megjithatë, ai ka bërë të qartë se subjekti i tij nuk do të japë mbështetje të pakushtëzuar për asnjë kandidat për kryetar Kuvendi.

“Po. Të martën do të marrim pjesë në seancën konstituive. Kurse votë blanko nuk kemi për askënd,” ka deklaruar Zogaj për FrontOnline.

Ai theksoi se zhvillimet politike do të vlerësohen në momentin kur ndodhin, duke lënë të hapur qëndrimin e LDK-së për hapat e mëtejshëm.

“Do të shohim si po rrjedhin ngjarjet politike në vend,” shtoi ai për FrontOnline.