“Zonja” tregon veten/ Juventus fiton 2-1 miqësoren në fushën e Borussia Dortmund

Merkato e verës nuk ka qenë aspak ekzaltuese, ndërsa parashikimet për sezonin e ri të Serie A janë larg emrit të madh të Juventusit. Por si një revansh ndaj të gjithë zërave mediatikë, “Zonja e Vjetër” tregoi të gjithë forcën në miqësoren e fundit, të fituar 2-1 në një fushë aspak të lehtë si ajo [...]Read More...

“Zonja” tregon veten/ Juventus fiton 2-1 miqësoren në fushën e Borussia Dortmund

Merkato e verës nuk ka qenë aspak ekzaltuese, ndërsa parashikimet për sezonin e ri të Serie A janë larg emrit të madh të Juventusit.

Por si një revansh ndaj të gjithë zërave mediatikë, “Zonja e Vjetër” tregoi të gjithë forcën në miqësoren e fundit, të fituar 2-1 në një fushë aspak të lehtë si ajo e Borussia Dortmund.

Në “Signal Iduna Park” të mbushur plot si të ishte një sfidë e Champions League, heroi i mbrëmjes ishte Andrea Kambiaso, I cili shënoi të dy golat e fitores për juventinët.

Mbrojtësi i kombëtares italiane kaloi në epërsi skuadrën italiane në minutën e 16-të, ndërsa kjo rrjetë vendosi edhe pjesën e parë, pavarësisht rasteve të shumta të regjistruara në të dyja portat.

Pas pushimit, Kambiaso vulosi mbrëmjen e madhe si protagonist me realizimin e dytë personal në minutën e 53-të.

Vetëm në limitet e kohës së rregullt, Borussia Dortmund ngushoti diferencën.

Beier shënoi golin e nderit për gjermanët, por nuk prishi sukesin e Juventus, që jep një mesazh force për të gjithë rivalët në prag të sezonit të ri të Serie A.  / abcnews.al /