Zvicër: Ekonomia po rritet më ngadalë se sa pritej
Prodhimi ekonomik pritet të rritet me 0.9 për qind vitin e ardhshëm. Në verë, KOF priste një rritje prej 1.5 për qind The post Zvicër: Ekonomia po rritet më ngadalë se sa pritej appeared first on Albinfo.

Ekonomia rritet më ngadalë se sa pritej
Ekonomia zvicerane duket se do të rritet ndjeshëm më pak se sa pritej, vitin e ardhshëm. Ky është konstatim i bërë nga KOF, Instituti Ekonomik Zviceran në universitetin ETH Zurich, trasnmeton albinfo.ch.
Prodhimi i përgjithshëm ekonomik pritet të rritet me 0.9 për qind vitin e ardhshëm. Në verë, KOF ende priste që produkti i brendshëm bruto të rritej me 1.5 për qind, shkruan srf.ch.
Arsyeja kryesore për pritjet e ulëta janë tarifat e SHBA-së, sipas një deklarate për media, të bërë nga instituti në fjalë.
Tarifat e importit të futura nga Uashingtoni po e rëndojnë gjithnjë e më shumë sektorin e eksportit zviceran, sipas KOF. Veçanërisht kritike është gjendja për faktin se mallrat zvicerane i nënshtrohen taksave mesatare më të larta se produktet nga BE-ja.
The post Zvicër: Ekonomia po rritet më ngadalë se sa pritej appeared first on Albinfo.