Në Zvicër, çdo e treta veturë e re në shtator ishte elektrike

Kërkesa për automjete elektrike po vazhdon të rritet në Zvicër dhe Lihtenshtajn. Në shtator, 36 për qind e veturave të reja të regjistruara ishin modele plotësisht elektrike, raporton albinfo.ch. Sipas shoqatës së industrisë Auto-Schweiz, kjo është hera e parë që veturat elektrike kalojnë pragun e një të tretës së të gjitha regjistrimeve të reja mujore, përcjell albinfo.ch.
Në shtator u regjistruan gjithsej 21 mijë e 948 vetura të reja. Përveç veturave elektrike, hibridet plug-in përbënin rreth 10 për qind të regjistrimeve.
Ndërkohë, kërkesa për vetura me motorë vetëm me benzinë ose naftë vazhdon të bjerë. Të dyja kategoritë së bashku përbënin rreth një të pestën e veturave të reja të regjistruara gjatë muajit.
Megjithatë, Auto-Schweiz vlerëson se zhvillimi i elektromobilitetit ende mbetet rreth 25 për qind pas objektivave të përcaktuara në “Roadmap 2025”. Industria kishte synuar që deri në vitin 2025 automjetet elektrike dhe hibridet plug-in së bashku të arrinin 50 për qind të tregut.
Në totalin e vitit 2026 deri tani, veturat plotësisht elektrike kanë një pjesë prej rreth 26 për qind të regjistrimeve të reja, ndërsa hibridet plug-in përbëjnë 12 për qind./Albinfo.ch
The post Në Zvicër, çdo e treta veturë e re në shtator ishte elektrike appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



