Në Zvicër, vetëm 5.5% e veturave janë plotësisht elektrike

Vetëm 5.5% e veturave të regjistruara në Zvicër janë plotësisht elektrike, sipas të dhënave më të fundit të platformës Energie Reporter, Energie Schweiz dhe Geoimpact.
Megjithatë, dallimet mes kantoneve janë të konsiderueshme. Zugu kryeson me 12% të veturave elektrike, më shumë se dyfishi i mesatares kombëtare. Pas tij renditet Cyrihu me 7%, ndërsa Lucerna dhe Nidwalden kanë nga 5.8%. Në fund të renditjes janë Gjeneva me 3.8%, si dhe Jura dhe Ticino me nga 3.9%.
Situata ndryshon ndjeshëm kur merren parasysh vetëm veturat e reja. Nga janari deri në korrik të vitit 2026, veturat plotësisht elektrike përbënin 24% të regjistrimeve të reja në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
Kjo përqindje është më e lartë se ajo e veturave vetëm me benzinë, të cilat përbënin 21%, dhe atyre me naftë me vetëm 6%. Megjithatë, në tregun e veturave të reja vazhdojnë të dominojnë automjetet hibride me 37%, ndërsa hibridet plug-in përbëjnë 12%.
Këto shifra tregojnë se, ndonëse veturat elektrike ende përbëjnë një pjesë relativisht të vogël të flotës së përgjithshme zvicerane, pjesëmarrja e tyre në tregun e veturave të reja është dukshëm më e lartë.
The post Në Zvicër, vetëm 5.5% e veturave janë plotësisht elektrike appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



