Zvicra, 3 gola për 3 pikë

Tre golat në pjesën e parë mjaftuan për tri pikët e radha të Zvicrës The post Zvicra, 3 gola për 3 pikë appeared first on Albinfo.

Zvicra, 3 gola për 3 pikë

Zvicra ka nisur në mënyrë të përkryer kualifikimet për Kupën e Botës 2026.

Pas fitores ndaj Kosovës 4:0, po në Bazel, Zvicra fitoi ndaj Sllovenisë 3:0, shkruan albinfo.ch.

Golin e parë e realizoi Elvedi në minutën e 18-të, derisa Embolo ngriti epërsinë në minutën e 33-të, kurse pesë minuta më vonë Ndoye shënoi golin e tretë.

Në pjesën e dytë nuk kishte më gola dhe Zvicra fitoi 3:0, duke grumbulluar gjashtë pikë nga dy ndeshjet, ndërsa ndeshjen e ardhshme në tetor e zhvillon ndaj Suedisë si mysafire.

The post Zvicra, 3 gola për 3 pikë appeared first on Albinfo.