Zvicra e nis me fitore bindëse ndaj Kosovës
Zvicra nisi kampanjën kualifikuese për Botëror me një fitore të thellë ndaj Kosovës 4:0 The post Zvicra e nis me fitore bindëse ndaj Kosovës appeared first on Albinfo.

Zvicra fitoi bindshëm ndaj Kosovës 4:0, në ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Gjithçka u vendos në pjesën e parë, ku Nati ishin bindshëm më i mirë, ndërsa për Dardanët nuk mungoi përkrahje e madhe nga tifozët shqiptarë në Bazel.
Në minutën e 22-të, Manuel Akanji shënoi me kokë brenda zonës për 1:0, shkruan albinfo.ch.
Vetëm tre minuta më vonë, Breel Embolo shënoi për 2:0.
Silvan Widmer shënoi për 3:0 në minutën e 39-të, kurse Embolo në minutën e 45-të shënoi për 4:0.
Në ndeshjen e ardhshme, më 8 shtator, Zvicra e pret Slloveninë, kurse Kosova e pret Suedinë në Prishtinë.
Sllovenia dhe Suedia barazuan 2:2 sonte.
The post Zvicra e nis me fitore bindëse ndaj Kosovës appeared first on Albinfo.