Zvicra e para në botë për inovacion për të 16-in vit radhazi

Zvicra është renditur sërish në vendin e parë në Indeksin Global të Inovacionit (GII) 2026, duke e mbajtur këtë pozitë për të 16-in vit radhazi, raporton albinfo.ch. Indeksi i publikuar nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO) vlerëson performancën inovative të 139 ekonomive në botë, transmeton albinfo.ch.
Zvicra renditet e dyta për inputet e inovacionit dhe e para për rezultatet e inovacionit. Sipas raportit, vendi shquhet veçanërisht për prodhimet kreative, krijimin e njohurive dhe lidhjet brenda ekosistemit të inovacionit.
Raporti i këtij viti vë në fokus edhe kompanitë e reja dhe spin-off-et universitare që shndërrojnë kërkimet shkencore në biznese, në fusha si shkencat e jetës, gjysmëpërçuesit, robotika dhe materialet e avancuara.
Ndërkohë, Cyrihu është ngjitur në vendin e 13-të në botë për intensitetin e inovacionit, duke u renditur mes qendrave më të rëndësishme globale në këtë fushë. /Albinfo.ch
The post Zvicra e para në botë për inovacion për të 16-in vit radhazi appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



