“Zvicra ishte neutrale dje, do të jetë neutrale sot dhe do të mbetet neutrale”

“Zvicra ishte neutrale dje, do të jetë neutrale sot dhe do të mbetet neutrale”

“Zvicra ishte neutrale dje, do të jetë neutrale sot dhe do të mbetet neutrale”. Kështu është shprehur Ministri zviceran i Punëve të Jashtme Ignazio Cassis, duke ju referuar rezultatit të referendumit për  “inicativën e neutralitetit” të cilën populli i Zvicrës e refuzoi në mënyrë bindëse

Më 27 shtator 2026, votuesit zviceranë i thanë JO një përkufizimi të rreptë dhe të ngushtë të neutralitetit: 70.1% e popullsisë votuan kundër nismës ‘Mbrojtja e Neutralitetit Zviceran’.

Kjo nismë do të kishte nënkuptuar refuzimin e bashkëpunimit me NATO-n, si dhe braktisjen e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë pas luftës së saj në Ukrainë.

Me këtë rezultat, Zvicra mbetet neutrale dhe në të njëjtën kohë, fleksibël në zbatimin e neutralitetit në balancë me parimet dhe interesat e saj kombëtare”, thuhet në një postim në fb nga Ambasada e Zvicrës në Shqipëri.

The post “Zvicra ishte neutrale dje, do të jetë neutrale sot dhe do të mbetet neutrale” appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.