Zvicra mposht bindshëm Skocinë, fiton 3-0 në Glasgow

Përfaqësuesja e Zvicrës ka shënuar fitore të bindshme 3-0 ndaj Skocisë në Glasgow, në një ndeshje të dominuar nga skuadra zvicerane.
Zvicra e zhbllokoi rezultatin në minutën e 12-të përmes Ricardo Rodriguez, i cili realizoi nga goditja e lirë pas një ndërhyrjeje të VAR-it. Fillimisht u akordua penallti për Zvicrën, por pas rishikimit të situatës, vendimi u ndryshua në goditje të lirë dhe Jack Hendry u ndëshkua me karton të kuq.
Me epërsi numerike, Zvicra kontrolloi ritmin e ndeshjes dhe në pjesën e dytë e thelloi avantazhin. Nico Elvedi shënoi për 2-0 në minutën e 55-të, ndërsa Zeki Amdouni vulosi fitoren me golin e tretë në minutën e 82-të.
Skocia, e cila luajti me dhjetë futbollistë për pjesën më të madhe të ndeshjes, pati vështirësi të krijonte raste të rrezikshme.
Me këtë paraqitje, Zvicra konfirmoi dominimin në Glasgow, ndërsa ndeshjen e radhës do ta zhvillojë të shtunën në Lucernë ndaj Sllovenisë/albinfo.ch/
The post Zvicra mposht bindshëm Skocinë, fiton 3-0 në Glasgow appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



