Zvicra planifikon 334.5 milionë franga për integrimin e të huajve

Këshilli Federal dëshiron të investojë më shumë në integrimin e të huajve që jetojnë në Zvicër. Qeveria ka kërkuar ndarjen e 334.5 milionë frangave për programet e integrimit gjatë periudhës 2028–2032.
Shuma është dukshëm më e lartë se ajo e periudhës paraprake, kur për këtë qëllim ishin paraparë rreth 250 milionë franga, transmeton albinfo.ch.
Argumenti i autoriteteve është se integrimi kërkon investime, por mungesa e integrimit mund t’i kushtojë shtetit edhe më shumë. Personat që integrohen me sukses kanë më shumë mundësi të punojnë dhe të sigurojnë të ardhura vetë, duke reduktuar varësinë nga ndihmat dhe shërbimet sociale.
Prandaj, Qeveria zvicerane e konsideron financimin e integrimit si investim me efekte ekonomike dhe sociale afatgjata.
The post Zvicra planifikon 334.5 milionë franga për integrimin e të huajve appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



