Zvicra nuk prodhon më as gjysmën e asaj që konsumon

Zvicra nuk prodhon më as gjysmën e asaj që konsumon

Mes rënies së numrit të fermave, çështjeve klimatike dhe vetëfurnizimit, sektori i bujqësisë zvicerane përballet me sfida të mëdha.

“Kemi humbur më shumë se gjysmën e fermave të qumështit në njëzet e pesë vitet e fundit,” thotë Clément Grandjean, kryeredaktori i gazetës “Terre & Nature”.

Sipas tij, në vitin 2000, vendi kishte 70,000 ferma; në vitin 2025, kanë mbetur vetëm 46,000 teksa ky përqendrim shoqërohet me një specializim në rritje.

58% e fermave zvicerane përqendrohen te mbarështimi i bagëtive për prodhimin e qumështit ose mishit. Sipërfaqja mesatare e fermave është rritur nga 15 në 22 hektarë gjatë njëzet e pesë viteve të fundit.

Shkalla e vetëfurnizimit vazhdon të ulet. Në vitet 1940 dhe 1950, 70% e produkteve të konsumuara në Zvicër prodhoheshin në vend. Sot, kjo shkallë ka rënë në 50%.

“Çështja e varësisë së Zvicrës nga importet e huaja” po bëhet thelbësore, thekson Clément Grandjean, raporton RTS, transmeton albinfo.ch.

The post Zvicra nuk prodhon më as gjysmën e asaj që konsumon appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.