Zvicra rrit mbrojtjen për pakicat, 6 milionë franga për komunitetet

Qeveria zvicerane ka njoftuar rritjen e konsiderueshme të mbështetjes financiare për mbrojtjen e pakicave të cenueshme, duke përfshirë komunitetet hebraike, myslimane dhe LGBTQ+. Fondet vjetore për këtë qëllim do të rriten nga 1 milion në 6 milionë franga për vitet 2026 dhe 2027, si përgjigje ndaj një situate të përkeqësuar të sigurisë, shkruan swissinfo.ch, transmeton […] The post Zvicra rrit mbrojtjen për pakicat, 6 milionë franga për komunitetet appeared first on Albinfo.

Zvicra rrit mbrojtjen për pakicat, 6 milionë franga për komunitetet

Qeveria zvicerane ka njoftuar rritjen e konsiderueshme të mbështetjes financiare për mbrojtjen e pakicave të cenueshme, duke përfshirë komunitetet hebraike, myslimane dhe LGBTQ+. Fondet vjetore për këtë qëllim do të rriten nga 1 milion në 6 milionë franga për vitet 2026 dhe 2027, si përgjigje ndaj një situate të përkeqësuar të sigurisë, shkruan swissinfo.ch, transmeton albinfo.ch.

Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, Këshilli Federal theksoi se ky vendim përbën një “kontribut të rëndësishëm në mbrojtjen e pakicave të cenueshme nga sulmet terroriste ose ekstremiste të dhunshme në Zvicër”.

Rritja e buxhetit vjen pasi aplikimet për mbështetje kanë tejkaluar ndjeshëm fondet e deritanishme, veçanërisht në muajt e fundit. Qeveria tha se ka një “nevojë në rritje për mbrojtje”, të cilës po i përgjigjet përmes kësaj mase të përkohshme, transmeton albinfo.ch.

Sipas Shërbimit Federal të Inteligjencës (FIS), komunitetet hebraike dhe myslimane, si dhe ai LGBTQ+, janë veçanërisht të ekspozuar ndaj rrezikut, ndaj edhe kanë “nevojë të veçantë për mbrojtje”.

Mbështetja financiare mund të përdoret nga organizata private apo publike për masa sigurie strukturore, teknike ose organizative. Kjo përfshin instalime mbrojtëse, sisteme alarmi dhe zgjidhje të tjera logjistike që forcojnë sigurinë fizike të këtyre komuniteteve.

Këshilli Federal ka planifikuar që fondet të bien sërish në nivelin aktual prej 5 milionë frangash në vitin 2028, pas përfundimit të masave të përkohshme të intensifikuara, transmeton albinfo.ch.

The post Zvicra rrit mbrojtjen për pakicat, 6 milionë franga për komunitetet appeared first on Albinfo.