Zvicra bie në vendin e tretë për konkurrueshmëri

Zvicra ka humbur pozitën e parë në renditjen botërore të konkurrueshmërisë për vitin 2026, duke rënë në vendin e tretë, pas Singaporit dhe Hong Kongut.
Sipas renditjes së publikuar nga IMD World Competitiveness Center në Lozanë, Singapori është ngjitur në vendin e parë, ndërsa Hong Kongu në të dytin. Zvicra, e cila vitin e kaluar kryesonte listën, ka humbur dy pozita, përcjell albinfo.ch.
Një nga arsyet kryesore të rënies së Zvicrës lidhet me performancën ekonomike. Në këtë kategori vendi ka rënë ndjeshëm, nga pozitat e larta në vendin e 37-të, ndër të tjera për shkak të dobësimit të investimeve të drejtpërdrejta.
Megjithatë, Zvicra vazhdon të mbetet ndër ekonomitë më konkurruese në botë, falë institucioneve të qëndrueshme, infrastrukturës dhe kushteve të favorshme për biznesin.
Drejtori i Qendrës së Konkurrueshmërisë Botërore të IMD-së, Arturo Bris, ka theksuar rëndësinë e institucioneve të besueshme dhe aftësisë së vendeve për t’u përshtatur në një periudhë me pasiguri të mëdha ekonomike dhe gjeopolitike.
The post Zvicra bie në vendin e tretë për konkurrueshmëri appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



