Nga zyrat e partisë nisen në këmbë drejt sheshit bashkë me Gjinin, Haradinaj: Marshi, shprehje e lartë e vetëdijës kombëtare

Nga zyrat e partisë nisen në këmbë drejt sheshit bashkë me Gjinin, Haradinaj: Marshi, shprehje e lartë e vetëdijës kombëtare

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me kreun e Aleancës, Ardian Gjini, si dhe deputetë të kësaj partie i janë bashkëngjitur “Marshit për Liri”, i cili po organizohet sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Haradinaj për Klan Kosova tha se i gjithë ky organizim është shprehje e lartë e vetëdijës kombëtare duke shtuar se populli i Kosovës i shpall ata të pafajshëm me prezencën masive.

“Kjo është shprehje e vetëdijës së lartë kombëtare së pari dhe një bindje e plotë që lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë e pastër dhe ka vetëm një vendim të drejtë shpallja të pafajshëm dhe kthimi i tyre në Kosovë. Sot populli i Kosovës edhe njëherë ua konfirmon atyre dhe i shpallë të pafajshëm, pra e gjithë kjo prezencë, gjithë ky vullnet pa dallim përkatësie i shpallë të pafajshëm”, tha ai.

Gjini do të jetë folës në marshin e organizuar për të mbështetur katër ish-krerët e UÇK’së.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.