Zyrtari ukrainas i përgjigjet Trump: Kemi nevojë për plumba, jo fletë votimi

Kryetari i parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk i është përgjigjur presidentit amerikan Donald Trump për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, duke thënë se vendit “i duhen plumba dhe jo fletë votimi”. Në një postim në rrjetin social X, Stefanchuk theksoi se presidenti Volodymyr Zelensky është zgjedhur përmes zgjedhjeve demokratike dhe aktualisht po udhëheq vendin në [...]Read More...

Zyrtari ukrainas i përgjigjet Trump: Kemi nevojë për plumba, jo fletë votimi

Kryetari i parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk i është përgjigjur presidentit amerikan Donald Trump për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, duke thënë se vendit “i duhen plumba dhe jo fletë votimi”.

Në një postim në rrjetin social X, Stefanchuk theksoi se presidenti Volodymyr Zelensky është zgjedhur përmes zgjedhjeve demokratike dhe aktualisht po udhëheq vendin në luftën për liri.

“Ukraina nuk do të heqë dorë kurrë nga demokracia. Por zgjedhjet janë të mundshme vetëm pas përfundimit të gjendjes ushtarake. Kjo është një dispozitë e drejtpërdrejtë e ligjit ukrainas. Lufta për demokraci dhe demonstrimi i “demokracisë” në qendrat e votimit nën zjarr është një spektakël në të cilin përfituesi kryesor është në Kremlin.“, shkruan Stefanchuk.

Ai gjithashtu akuzoi se Rusia nuk ka qenë kurrë e interesuar për paqe ndërsa bëri thirrje për armë dhe sanksione nga Perëndimi.

“Ukraina ka nevojë për plumba, jo për fletë votimi. Armët, sanksionet dhe mbështetja e palëkundur janë ato që do të ndalojnë luftën dhe do të lejojnë Ukrainën të mbajë zgjedhjet ashtu siç duhet të jenë në një demokraci të vërtetë: në mënyrë të drejtë, të sigurt dhe të lirë. Ne besojmë në vlerat e përbashkëta demokratike – dhe kjo është pikërisht ajo që e tmerron më shumë Putinin. Frika e tij më e madhe nuk është vetëm humbja e një lufte, por humbja e pushtetit. Nëse ka dikush që duhet të detyrohet në zgjedhje të vërteta, të lira dhe të ndershme, është ai. Një botë pa diktaturën e tij është një botë më e sigurt për të gjithë.“, shton ai. /abcnews.al