PDK zyrtarisht e çon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit

Partia Demokratike e Kosovës, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese rreth procesit të konstituimit të Kuvendit, përkatësisht zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të saj.
Kështu deklaroi para mediave shefi i Grupit Parlamentar Arian Tahiri.
“Është imediate që fillimisht të vendoset masa në mënyrë që të mos prodhohen dëme e situata më të rënda në kuptimin juridik e institucional sepse edhe Qeveria që është zgjedhur dje nga Kuvendi i cili nuk është realisht i konstituuar dhe nuk ka ligjshmëri, mund të vazhdojë të marrë vendime të jashtëligjshme”, ka theksuar Tahiri.
Ai ka thënë se edhe për secilin vendim që do të merret ata do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.
Pas dështimit të dy seancave, kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka vazhduar me zgjedhjen e nënkryetarëve.
Fillimisht i kishte refuzuar kandidaturat e propozuara nga PDK dhe LDK, Vlora Çitakun përkatësisht Kujtim Shalën, e më pas në seancën e tretë u votua Shala, por Partia Demokratike vendosi që ta tërheqë kandidaturën e Çitakut për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
Derisa në seancën e djeshme, u votuan edhe Emilja Redzepi nga komunitetet joshumicë dhe Tanja Vujoviq nga komuniteti serb, përkatësisht nga Lista Serbe.
The post PDK zyrtarisht e çon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



