Aksident në aksin Qafë Plloçë–Qukës, përplasen dy automjete, plagoset një grua

  • Ndaje
Aksident në aksin Qafë Plloçë–Qukës, përplasen dy automjete, plagoset një grua

Një aksident rrugor është regjistruar të hënën në rrugën e re Qafë Plloçë–Qukës, ku janë përplasur dy automjete.

Njëri prej mjeteve të përfshira në aksident ka targa greke. Si pasojë e përplasjes, një grua ka mbetur e plagosur dhe po transportohet drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

The post Aksident në aksin Qafë Plloçë–Qukës, përplasen dy automjete, plagoset një grua appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.