Tensione dhe përplasje fizike para Ministrisë së Arsimit, protestuesit largojnë një qytetar nga tubimi

Tensione janë regjistruar para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit kanë kundërshtuar praninë e një qytetari, duke i kërkuar të largohet nga protesta.
Situata është tensionuar pasi qytetari është afruar pranë tubimit, ndërsa pjesëmarrësit kanë nisur të brohorasin “Largohuni!”, duke kundërshtuar qëndrimin e tij mes tyre.
Debati mes palëve ka agravuar deri në përplasje fizike, duke krijuar momente tensioni në protestën e zhvilluar para Ministrisë së Arsimit.
Nuk është hera e parë që në protestën studentore regjistrohen kundërshtime ndaj personave që tentojnë t’i bashkohen tubimit. Edhe të shtunën e kaluar, protestuesit reaguan ndaj afrimit të personave të tjerë, duke kërkuar që protesta të vijonte pa ndërhyrje.
The post Tensione dhe përplasje fizike para Ministrisë së Arsimit, protestuesit largojnë një qytetar nga tubimi appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



