Rruga Tiranë-Durrës, Karakaçi: Hapet në dy muajt e parë të vitit 2027, zgjerimi do shkojë deri te Ura e Dajlanit
Rruga e re Tiranë-Durrës pritet të hapet për qarkullimin e automjeteve në dy muajt e parë të vitit 2027. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, gjatë një interviste për Euronews Albania.
Karakaçi deklaroi se kanë përfunduar punimet për 5 kilometrat e parë të zgjerimit të këtij aksi, ndërsa aktualisht po punohet për vijimin e projektit deri mbi Qafën e Kasharit.
Sipas ministrit, projekti parashikon zgjerimin e superstradës gjatë viteve 2027-2028, duke e shtrirë projektin pothuajse deri në Durrës, në zonën e Urës së Dajlanit.
“Patjetër që rreth dy muajve të parë të 2027 ajo do të jetë e hapur për qarkullim. Por ajo çfarë është e rëndësishme për buxhetin dhe programin 2027-2029, programin afatmesëm të ministrisë, është që zgjerimi i kësaj superstrade është i financuar tërësisht dhe ne vazhdojmë me 2027-2028 me zgjerimin, pothuajse shkojmë deri në Durrës, aty ku mbaron edhe projekti në Urën e Dajlanit”, u shpreh Karakaçi.
Ministri foli edhe për një tjetër aks të rëndësishëm rrugor, atë Tiranë-Ndroq-Plepa. Sipas tij, në këtë segment kanë përfunduar 5 kilometrat e parë të punimeve, ndërsa janë lidhur kontratat për 10 kilometrat e tjerë.
Karakaçi bëri të ditur se në buxhetin e vitit 2027 është parashikuar edhe përmbyllja e financimit për këtë projekt.
Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea KarakaçiThe post Rruga Tiranë-Durrës, Karakaçi: Hapet në dy muajt e parë të vitit 2027, zgjerimi do shkojë deri te Ura e Dajlanit appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.