Kallëzimi ndaj Irena Gjokës, Berisha dhe Malltezi thirren si dëshmitarë
Prokuroria e Posaçme ka thirrur kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën, dhe Jamarbër Malltezin për t’i marrë në pyetje në lidhje me kallëzimin e depozituar ndaj gjyqtares së posaçme Irena Gjoka.
Sipas informacioneve, të dy janë ftuar të paraqiten në SPAK më 12 nëntor, në orën 10:00, ku do të pyeten në cilësinë e kallëzuesve.
Kjo lëvizje e prokurorisë vjen pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, e cila nuk pranoi kërkesën e SPAK për pushimin e hetimeve ndaj gjyqtares Gjoka dhe vendosi kthimin e dosjes për kryerjen e veprimeve të tjera hetimore.
Kallëzimi ndaj gjyqtares lidhet me dyshimet për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit, ku pretendohet se nuk është pasqyruar një dënim i marrë në Greqi.
Irena Gjoka është gjyqtarja e posaçme që ka firmosur vendimet për kërkesat e SPAK në kuadër të dosjes “Partizani”, çështje në të cilën janë të pandehur Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi.
The post Kallëzimi ndaj Irena Gjokës, Berisha dhe Malltezi thirren si dëshmitarë appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.