10 dhe 11 maj: Lorena Kengji, pjesë e ekspozitës artistike në Kreuzlingen

Lorena përfaqëson një përzierje të harmonishme të dy kulturave: shqiptare dhe zvicerane. Arti është pasioni i saj The post 10 dhe 11 maj: Lorena Kengji, pjesë e ekspozitës artistike në Kreuzlingen appeared first on Albinfo.

10 dhe 11 maj: Lorena Kengji, pjesë e ekspozitës artistike në Kreuzlingen

Më 10 dhe 11 maj, nga ora 14:00 deri në orën 18:00 do të zhvillohet hapja (“Vernissage”) e ekspozitës artistike, një hapësirë e mbushur me art, ku pjesëmarrëse është edhe Lorena Kengji.

Ajo ka lindur është rritur dhe jeton në Zvicër. Ka përfunduar studimet në degën e ekonomisë dhe punon në një shkollë private në kantonin e Cyrihut – SalZH, transmeton albinfo.ch.

Lorena përfaqëson një përzierje të harmonishme të dy kulturave: shqiptare dhe zvicerane.

Arti është pasioni i saj, të cilin e ushtron me dashuri në kohën e lirë. Për Lorenën, krijimtaria është një mënyrë për të ruajtur ekuilibrin në përditshmëri, por edhe një formë për të ndarë bukurinë dhe ndjeshmërinë e artit me të tjerët – duke e sjellë atë në shtëpitë e atyre që e vlerësojnë. Nëse do ta përshkruanim Lorenën si person, mjaftojnë vetëm pak minuta bisedë për të kuptuar se ajo është një përzierje e harmonishme e dy kulturave: shqiptare dhe zvicerane, shkruan albinfo.ch. Ajo i ruan me përkushtim vlerat dhe traditat më të mira shqiptare, ndërsa virtytet e kulturës zvicerane – si korrektësia, përpikëria dhe respekti për të tjerët – i reflekton çdo ditë në jetën e saj dhe në rrethin ndërkombëtar që e rrethon. Lorena është një vajzë tejet e guximshme që shpreh hapur mendimet e saj, pa frikë e me vetëbesim. Me ëmbëlsi dhe zgjuarsi, ajo arrin të krijojë lidhje të natyrshme me njerëz të çdo moshe, prejardhjeje apo profesioni. Për ta njohur më nga afër dhe për të shijuar një bisedë të këndshme me të, ju ftojmë të merrni pjesë në ekspozitën e saj artistike, më 10 dhe 11 maj 2025, në Kreuzlingen. Arti është pasioni i saj, të cilin mund ta ndiqni në ish-ndërtesën e Tour de Suisse, Wasenstrasse 22, Hyrja C, 8280 Kreuzlingen.

Pjesëmarrës në ekspozitë:

Lorena Kengji – Art me tufting

Xenia Balli – Pikturë

Bennet Krespach – Pikturë

The post 10 dhe 11 maj: Lorena Kengji, pjesë e ekspozitës artistike në Kreuzlingen appeared first on Albinfo.