Takimi i Ramës me homologun britanik, Keir Starmer/ Nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi
Kryeministri Edi Rama mikpriti sot Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, në vizitën e tij të parë në Shqipëri, e cila zhvillohet në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve. Kryeministri britanik Starmer u mirëprit në një ceremoni zyrtare, e cila vijoi me takimin kokë më kokë mes dy […] The post Takimi i Ramës me homologun britanik, Keir Starmer/ Nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi appeared first on InfoShqip.com.

Kryeministri Edi Rama mikpriti sot Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, në vizitën e tij të parë në Shqipëri, e cila zhvillohet në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve.
Kryeministri britanik Starmer u mirëprit në një ceremoni zyrtare, e cila vijoi me takimin kokë më kokë mes dy homologëve e më pas mes delegacioneve përkatëse.
Në kuadër të kësaj vizite dhe forcimit të bashkëpunimit mes vendeve u nënshkrua “Deklarata e Përbashkët Mbretëri e Bashkuar–Shqipëri për Avancimin e Bashkëpunimit Dypalësh mbi Prioritetet e Përbashkëta” nga Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme te Republikës së Shqipërisë dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Robert John Abbott.
U nënshkrua gjithashtu “Deklarata e qëllimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverise së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, në lidhje me eksportet në fushën e mbrojtjes dhe bashkëpunimin industrial” – nga Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Robert John Abbott.
The post Takimi i Ramës me homologun britanik, Keir Starmer/ Nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi appeared first on