Berisha: Nuk ka fitore nga PS në 2025! Zgjedhjet janë grabitur
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka fitore të zgjedhjeve nga PS në 2025. Në një konferencë për media, Berisha e cilësoi rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit si një “grabitje”. “Nuk ka fitore të zgjedhjeve nga PS në 2025. Janë të grabitura. Nuk është fitore kjo, është grabitje dhe nuk […] The post Berisha: Nuk ka fitore nga PS në 2025! Zgjedhjet janë grabitur appeared first on InfoShqip.com.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka fitore të zgjedhjeve nga PS në 2025.
Në një konferencë për media, Berisha e cilësoi rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit si një “grabitje”.
“Nuk ka fitore të zgjedhjeve nga PS në 2025. Janë të grabitura. Nuk është fitore kjo, është grabitje dhe nuk ka shqiptar që nuk e pa me sy këtë. Placka e vjedhur duhet të kthehet, ky është rregulli,” deklaroi Berisha.
Më tej ai tha se do dërgohen dokumente të pakundërshtueshme për vjedhjen e këtyre zgjedhjeve në kancelaritë e Europës dhe Senatin dhe Kongresin e SHBA-së.
“Asgjë në botë, asnjë fuqi politike nuk do mund të fshehë të vërteta e shëmtuara të grabitjes së zgjedhjeve nga narko regjimi i Tiranës. Ata të cilët injorojnë se këto zgjedhje u plaçkitën në mënyra më kriminale, do të zhgënjehen më vonë kur ne të kemi faktuar para çdo shqiptari dhe në çdo kryeqytet të Europës dhe botës shëmtinë e kësaj farse elektorale.
Vëzhguesit e OSBE ODIHR, përgëzoj misionin e ambasadorit Zagneli që në kushte jo të lehta arriti në një vlerësim paraprak, në tërësi real. Me OSBE dhe me kancelaritë europiane, senatin dhe kongresin e SHBA ne në mbrojtje të votës së qytetarëve shqiptarë do kemi paraqitje dhe shkëmbime mendimesh, dokumentesh të pakundërshtueshme. Narko regjimi nuk mundet kurrë të përfitojë për kohë të gjatë nga kjo masakër zgjedhore që kreu”, u shpreh Berisha.
The post Berisha: Nuk ka fitore nga PS në 2025! Zgjedhjet janë grabitur appeared first on