12 kompani nga Kosova prezantohen në panairin “Gulfood” në Dubai
Mësohet se 12 kompani nga Kosova janë duke prezantuar produktet e tyre në Panairin “Gulfood 2025”, që po mbahet në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, nga data 17 deri më 21 shkurt 2025, përcjell albinfo.ch. MINT/KIESA, ka siguruar hapësirën ekspozuese prej 96 m², për kompanitë kosovare, ku vizitorët dhe blerësit ndërkombëtarë do të kenë mundësinë […] The post 12 kompani nga Kosova prezantohen në panairin “Gulfood” në Dubai appeared first on Albinfo.

Mësohet se 12 kompani nga Kosova janë duke prezantuar produktet e tyre në Panairin “Gulfood 2025”, që po mbahet në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, nga data 17 deri më 21 shkurt 2025, përcjell albinfo.ch.
MINT/KIESA, ka siguruar hapësirën ekspozuese prej 96 m², për kompanitë kosovare, ku vizitorët dhe blerësit ndërkombëtarë do të kenë mundësinë të njihen nga afër me cilësinë dhe potencialin e produkteve që ofrohen nga Kosova.
Kompanitë kosovare që po marrin pjesë në këtë panair janë: “Fluidi Group”, “Vitafood”, “Ananasi Impex”, “Camel”, “Frutti”, “Jaffa Plus”, “Agro-Florentina”, “A-D-E Group”, “Fresh-Co”, “Happy”, “Afri Trade” dhe “DG PACK”. Ato po ekspozojnë një gamë të gjerë produktesh nga sektori i ushqimit, pijeve dhe higjienës dhe po zhvillojnë kontakte me partnerë potencialë për zgjerimin e tregjeve të eksportit.
Shtandin e Kosovës në këtë panair e vizitoi edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe z. Xhabir Hamiti.
Ky aktivitet përbën një mundësi të shkëlqyer për kompanitë kosovare për të zgjeruar praninë e tyre në tregjet ndërkombëtare dhe për të krijuar mundësi të reja për bashkëpunim dhe rritje të eksporteve.
The post 12 kompani nga Kosova prezantohen në panairin “Gulfood” në Dubai appeared first on Albinfo.