Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri mban simpoziumin e dytë dhe zgjedh kryesinë e re

Më 17 maj 2025 u zhvillua me sukses Simpoziumi i Dytë i Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Austri (SHMSHA), duke shënuar një tjetër ngjarje të rëndësishme për komunitetin e mjekëve shqiptarë në këtë shtet, shkruan albinfo.ch. Ngjarja, e cila u karakterizua nga një atmosferë profesionale dhe shoqërore, mblodhi së bashku profesionistë të shëndetësisë nga mbarë […] The post Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri mban simpoziumin e dytë dhe zgjedh kryesinë e re appeared first on Albinfo.

Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri mban simpoziumin e dytë dhe zgjedh kryesinë e re

Më 17 maj 2025 u zhvillua me sukses Simpoziumi i Dytë i Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Austri (SHMSHA), duke shënuar një tjetër ngjarje të rëndësishme për komunitetin e mjekëve shqiptarë në këtë shtet, shkruan albinfo.ch.

Ngjarja, e cila u karakterizua nga një atmosferë profesionale dhe shoqërore, mblodhi së bashku profesionistë të shëndetësisë nga mbarë Austria dhe më gjerë, për të ndarë përvoja, zhvillime të reja shkencore dhe për të forcuar rrjetëzimin mes anëtarëve të komunitetit mjekësor shqiptar.

Në emër të SHMSHA-së, organizatorët shprehën falënderim të veçantë për të gjithë pjesëmarrësit dhe kontribuesit në këtë simpozium. Një mirënjohje e veçantë iu dedikua Univ. Priv. Doz. Dr. med. univ. Emir Haxhija për angazhimin e tij të palodhshëm dhe përkushtimin e vazhdueshëm, jo vetëm në organizimin e të dy simpoziumeve, por edhe për rolin e tij të pazëvendësueshëm që nga themelimi i shoqatës. Kontributi i Dr. Haxhijës u vlerësua si vendimtar për ngritjen e shoqatës në këtë nivel profesional dhe institucional, shkruan albinfo.ch.

Në kuadër të simpoziumit u mbajt gjithashtu Kuvendi i Shoqatës, gjatë të cilit u zgjodh edhe kryesia e re, që do të udhëheqë SHMSHA-në në mandatin e ardhshëm:

Kryesia e re e SHMSHA-së përbëhet nga:

Univ. Priv. Doz. Dr. med. dent. Lumnije Kqiku-Biblekaj – Kryetare Dr. med. univ. Bujar Neziri – Nënkryetar Dr. med. univ. Arben Susuri – Sekretar OA Dr. med. univ. Mimoza Shema-Kastrati – Zëvendëssekretare Dr. med. univ. Rina Demjaha – Arkëtare Prim. Dr. med. univ. Faton Gorani – Anëtar OA Dr. med. univ. Pranvera Bimbashi – Anëtare Mag. pharm. Bajram Tershani – Anëtar Dr. med. univ. Olgers Avllazagaj – Anëtar Dr. med. univ. Sara Kuleta-Plakolli – Anëtare

Organizatorët theksuan se me këtë strukturë të re udhëheqëse, SHMSHA synon të vazhdojë rrugëtimin drejt avancimit profesional, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe promovimit të vlerave të komunitetit mjekësor shqiptar në Austri, shkruan albinfo.ch.

The post Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri mban simpoziumin e dytë dhe zgjedh kryesinë e re appeared first on Albinfo.