Rumania, me sytë nga Europa/ Presidencialet, fiton në balotazh kandidati properëndimor

Kryebashkiaku i Bukureshtit, centrist i Rumanisë Nicusor Dan,  (nikushor Dan)  fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale këtë të dielë, në atë që u quajt një fitore tronditëse ndaj rivalit të tij të djathtë nacionalist I cili ishte zotuar ta fuste Rumaninë në një rrugë të frymëzuar nga politikat e presidentit Amerikan Donald Trump. Rezultatet [...]Read More...

Rumania, me sytë nga Europa/ Presidencialet, fiton në balotazh kandidati properëndimor

Kryebashkiaku i Bukureshtit, centrist i Rumanisë Nicusor Dan,  (nikushor Dan)  fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale këtë të dielë, në atë që u quajt një fitore tronditëse ndaj rivalit të tij të djathtë nacionalist I cili ishte zotuar ta fuste Rumaninë në një rrugë të frymëzuar nga politikat e presidentit Amerikan Donald Trump.

Rezultatet finale treguan se Dan mori rreth 54% të votave ndërsa rivali I tij George Simion (Xhorxhe Simion)  mori 46.4% të votave. Simion kishte fituar raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dy javë më parë dhe sondazhet e fundit e nxirrnin atë fitues të këtyre zgjedhjeve, por këto sondazhe nuk kishin të përfshirë votën e diasporës.

55 vjecari Nicusor Dan centrist dhe kandidati pro bashkimit Europian dhe NATO-s I diplomuar si matematicien fitoi në minutën e fundit me premtimin per të luftuar korrupsionin dhe per te vijuar ndihmat per Kievin, pasi George Simion 38 vjecari udheheqes I partise Uniteti I Romuneve ishte zotuar ti jepte fund ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe të ndërmerrte një sere hapash për tu larguar nga NATO.

Në orët e vona të së dielës jashtë selisë së Kryebashkiakut dhe fituesit të zgjedhjeve presidenciale Nicusor Dan dhjetëra mbështetës të tij brohoritën “Rusi, mos harro, Rumania nuk është e jotja”.

Ne nje fjalim emocional fitoreje Nicusor Dan iu tha mbështetësve të tij se ajo çfarë shoqëria romune kishte bërë javët e fundit kishte qenë dicka e jashtëzakonshme ndërsa bëri thirrje për unitet kombëtar.

Zgjedhjet e të dielës në Rumani u zhvilluan gjashtë muaj pasi një votim fillestar ku u shpall fitues kandidai I ekstremit të djathtë Calin Georgescu u anulua për shka të ndërhyrjes së dyshuar të Moskës.

Një pjesmarrje rekord, më e larta në 25 vite u shënua në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë të dielën pasi 64% e qytetarvëve me të drejtë vote shprehën vullnetin e tyre politik. Në mesin e këtyre votuesve ishin edhe 1,64 milionë nga Diaspora. / abcnews.al