22 prilli dita ndërkombëtare e Tokës, ndërgjegjësimi qytetar për mbrojtjen e ‘shtëpisë’ sonë të përbashkët
Në 55-vjetorin e Ditës së Tokës 2025, Frontiers Planet Prize përzgjodhi 19 laureatë shkencëtarë që kanë dalë me ide novatore dhe të zbatueshme për mbrojtjen e Tokës. Këta shkencëtarë kanë propozuar zgjidhje të reja, të thjeshta për t’u zbatuar dhe me ndikim të madh për të mbrojtur Tokën dhe për të ndaluar përkeqësimin e mjedisit. Fituesit [...]Read More...

Në 55-vjetorin e Ditës së Tokës 2025, Frontiers Planet Prize përzgjodhi 19 laureatë shkencëtarë që kanë dalë me ide novatore dhe të zbatueshme për mbrojtjen e Tokës. Këta shkencëtarë kanë propozuar zgjidhje të reja, të thjeshta për t’u zbatuar dhe me ndikim të madh për të mbrojtur Tokën dhe për të ndaluar përkeqësimin e mjedisit. Fituesit u zgjodhën nga mijëra studiues dhe shkencëtarë nga e gjithë bota. Në faza të ndryshme të karrierës së tyre akademike, ata kanë botuar artikuj shkencorë mbi zgjidhje revolucionare dhe lehtësisht të zbatueshme për të parandaluar kapërcimin e të ashtuquajturve kufijve planetarë.
Juria prej rreth njëqind ekspertësh të pavarur kryesohet nga Johan Rockström, një ekolog suedez i njohur ndërkombëtarisht për punën e tij mbi qëndrueshmërinë e planetit, i cili në vitin 2009 ishte i pari, së bashku me 28 shkencëtarë të tjerë, që përpunoi konceptin e kufijve planetarë. Qëllimi është të ndalohet kalimi i këtyre kufijve, brenda të cilëve planeti ynë mund të funksionojë në mënyrë të qëndrueshme. Deri tani, 6 nga 9 kufijtë janë tejkaluar, përfshirë ndryshimet klimatike, ndotjen kimike dhe humbjen e biodiversitetit.
Zgjidhjet e propozuara përfshijnë ruajtjen e pyjeve përmes rritjes së larmisë biologjike, qytete me emetim zero që përdorin natyrën për të reduktuar ndotjen, mbrojtjen e atoleve ndaj ngritjes së nivelit të detit përmes masave lokale, sekuestrimin e karbonit dhe përmirësimin e bujqësisë dhe blegtorisë. Ditët në Tokë po zgjasin ngadalë, ndërsa hëna gradualisht largohet nga planeti ynë, ka treguar një studim i ri.
Shkencëtarët zbuluan se ndërsa hëna lëviz më larg, ndikimi i saj gravitacional në ndryshim në Tokë po ngadalëson rrotullimin e planetit dhe po i bën ditët gjithnjë e më të gjata. Ata parashikuan se ditët në planetin tonë mund të zgjasin përfundimisht 25 orë, por vunë në dukje se për këtë do të duheshin rreth 200 milionë vjet. “Ndërsa hëna largohet, Toka është si një patinator që rrotullohet, i cili ngadalësohet ndërsa ‘shtrin krahët”-shpjegoi gjeoshkencëtari Stephen Meyers, një profesor në Universitetin e Uisconsin-Madison.
/ abcnews.al