Asistenti i Sylvinhos, Bulku: Urojmë të fitojmë, secili lojtarë do jepte maksimumin sonte

Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë pas pak ndaj Serbisë për t’u përballur në “Air Albania”. Në prag të nisjes së këtij takimi, zëvendëstrajneri Ervin Bulku foli para ndeshjes për “TV Klan”. “Trajneri ka menduar të hedhë formacionin më të mirë, por të gjithë çunat do japin më të mirën. Çdo formacion bëhet në

Asistenti i Sylvinhos, Bulku: Urojmë të fitojmë, secili lojtarë do jepte maksimumin sonte

Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë pas pak ndaj Serbisë për t’u përballur në “Air Albania”. Në prag të nisjes së këtij takimi, zëvendëstrajneri Ervin Bulku foli para ndeshjes për “TV Klan”.

“Trajneri ka menduar të hedhë formacionin më të mirë, por të gjithë çunat do japin më të mirën. Çdo formacion bëhet në bazë të ekipit që është përballë. Mendoj që do të jemi gjithë kohës në ekuilibër, mbështetja e tifozëve nuk duhet të na kushtëzojë, duhet të fitojmë ndeshjen.

“Ne jemi munduar të bëjmë më të mirën, kushdo që do të ishte në fushë do të bënte maksimumin për të fituar. Edhe po të ishte Ajeti, Kumbulla apo Ismajli, të gjithë janë të barabartë nuk ka diferenca. Nuk kemi individë që bëjnë diferencën, uroj që të fitojmë ndeshjen”, u shpreh Bulku.