Ndeshja Shqipëri – Serbi mbyllet me rezultat të barabartë, 0:0

Një ndeshje cilësore dhe me mjaft raste për të shënuar ka përfunduar me rezultat të barabartë, 0 me 0. Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar një lojë mjaft të mirë dhe dinamike, por pa mundur të kurorëzojë me gol sulmet e saj të shumta drejt portës së kundërshtarit. Dështimi i Manajt për të shënuar golin nga penaltia […] The post Ndeshja Shqipëri – Serbi mbyllet me rezultat të barabartë, 0:0 appeared first on Albinfo.

Ndeshja Shqipëri – Serbi mbyllet me rezultat të barabartë, 0:0

Një ndeshje cilësore dhe me mjaft raste për të shënuar ka përfunduar me rezultat të barabartë, 0 me 0. Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar një lojë mjaft të mirë dhe dinamike, por pa mundur të kurorëzojë me gol sulmet e saj të shumta drejt portës së kundërshtarit.

Dështimi i Manajt për të shënuar golin nga penaltia në minutën e 45-të ka “vulosur” fatin e ndeshjes, e cila fare mirë mund të mbyllej me fitore të skuadrës sonë.

Kështu, Shqipëria vijon të qëndrojë në vendin e dytë në renditje me 4 pikë, pas Anglisë që ka nëntë, Letonisë me tri, Serbisë me një dhe Andorrës ende pa pikë.

Takimi tjetër do të jetë ai pas tre ditësh kundër Letonisë në transfertë.

The post Ndeshja Shqipëri – Serbi mbyllet me rezultat të barabartë, 0:0 appeared first on Albinfo.