24-vjeçari nga Kosova humb jetën, bie nga kati i tretë i skeleve në Milano
Mërgimtari 24 vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në vendin e tij të punës në Milano të Italisë, shkruan albinfo.ch. Sipas informatave të para, thuhet se i riu nga Kosova ishte duke punuar në ndërtimtari dhe në rrethana ende të paqarta ka ndërruar jetë pikërisht në vendin e punës. Pavarësisht ndihmës së shpejtë, për shkak […] The post 24-vjeçari nga Kosova humb jetën, bie nga kati i tretë i skeleve në Milano appeared first on Albinfo.

Mërgimtari 24 vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në vendin e tij të punës në Milano të Italisë, shkruan albinfo.ch.
Sipas informatave të para, thuhet se i riu nga Kosova ishte duke punuar në ndërtimtari dhe në rrethana ende të paqarta ka ndërruar jetë pikërisht në vendin e punës.
Pavarësisht ndihmës së shpejtë, për shkak të lëndimeve të rënda, ai ndërroj jetë në spitalin italian.
Ai po punonte në një kantier ndërtimi për rinovimin e ndërtesës në numrin 39 të rrugës Bassini.
Thuhet se i riu ishte duke punuar për një kompani ndërtimi në rikonstruksionin e një ballkoni në katin e katërt të një ndërtese, dhe në rrethana ende të paqarta është rrëzuar.
Autoritetet e sigurisë italiane ende nuk kanë lëshuar një komunikatë lidhur me rastin, ndërkohë ekspertiza e rastit pritet të publikohet ditët në vijim. /Albinfo.ch
The post 24-vjeçari nga Kosova humb jetën, bie nga kati i tretë i skeleve në Milano appeared first on Albinfo.