26 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit
Sot shënohen 26 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit, një nga krimet më të rënda të luftës në Kosovë. Më 31 mars 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan 106 persona nga ky fshat dhe zonat përreth, transmeton albinfo.ch. Pastasella u sulmua nga forcat serbe, të cilat vendosën tanke në kodra dhe depërtuan brenda fshatit. […] The post 26 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit appeared first on Albinfo.

Sot shënohen 26 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit, një nga krimet më të rënda të luftës në Kosovë. Më 31 mars 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan 106 persona nga ky fshat dhe zonat përreth, transmeton albinfo.ch.
Pastasella u sulmua nga forcat serbe, të cilat vendosën tanke në kodra dhe depërtuan brenda fshatit. Civilët që u përpoqën të gjenin strehë u rrethuan dhe u detyruan të dorëzoheshin. Gratë dhe fëmijët u dëbuan me urdhrin “shkoni në Shqipëri”, ndërsa burrat u ndanë në grupe dhe u ekzekutuan me armë automatike.
Nga kjo masakër, vetëm 13 persona arritën të mbijetojnë, duke u fshehur mes trupave të pajetë. Dëshmitarët tregojnë se një ditë pas masakrës, forcat serbe dogjën rreth 25 trupa për të fshehur gjurmët e krimit.
Masakra e Pastasellës mbetet një nga dëshmitë më të dhimbshme të gjenocidit të kryer ndaj shqiptarëve në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
The post 26 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit appeared first on Albinfo.