40 deputetë të legjislaturës së kaluar mbesin jashtë Kuvendit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën më 9 shkurt. Nga këto rezultate, 48 mandate i ka siguruar Lëvizja Vetëvendosje, 24 vende Partia Demokratike e Kosovës, 20 ulëse Lidhja Demokratike e Kosovës dhe tetë vende AAK-NISMA. Dhjetë vende janë të rezervuara për komunitetin serbë […] The post 40 deputetë të legjislaturës së kaluar mbesin jashtë Kuvendit appeared first on Albinfo.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën më 9 shkurt.
Nga këto rezultate, 48 mandate i ka siguruar Lëvizja Vetëvendosje, 24 vende Partia Demokratike e Kosovës, 20 ulëse Lidhja Demokratike e Kosovës dhe tetë vende AAK-NISMA.
Dhjetë vende janë të rezervuara për komunitetin serbë dhe dhjetë të tjera për komunitetet e tjera pakicë.
Me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të shkurtit, 40 deputetë të legjislaturës së kaluar, pa përfshirë pakicat, do të mbesin jashtë Kuvendit.
Në LVV nuk janë rizgjedhur 18 deputetë: Adnan Rrustemi, Gani Krasniqi, Gramos Agusholli, Agon Batusha, Ardian Gola, Luan Aliu, Alban Bajrami, Nijazi Isaku, Vendenis Lahu, Nasuf Bejta, Shqipe Isufi, Enver Dugolli, Mirsad Shkreta, Mirlinda Tishukaj, Milazim Salihaj, Enver Haliti, Hidajet Hyseni dhe Jetmire Vrenezi.
Në PDK nuk arritën të rifitojnë mandate 8 deputetë: Rashit Qalaj, Bekim Haxhiu, Hajdar Beqa, Xhavit Haliti, Floretë Zejnullahu, Hisen Berisha, Isak Shabani dhe Ardian Kastrati.
E, jashtë Kuvendit do të jenë edhe 6 deputetët e LDK-së: Shefi i grupit parlamentar Arben Gashi, si dhe deputetët Driton Selmanaj, Valentina Bunjaku, Vlora Dumoshi, Rrezarta Krasniqi e Drita Millaku.
As në AAK nuk i morën sërish mandatet 5 deputetë, kryetari i grupit parlamentar Besnik Tahiri, si dhe kolegët e tij Pal Lekaj, Shemsedin Dreshaj, Albana Bytyqi. Nga kjo listë nuk siguroi mandat as Haki Abazi, që iu bashkua AAK-së.
Ndërkaq mandatet i kanë humbur edhe tre deputetët që nuk e kaluan pragun zgjedhor me koalicionin për Familjen, Eman Rrahmani, Visar Korenica e Behgjet Pacolli, shkruan Albinfo.
The post 40 deputetë të legjislaturës së kaluar mbesin jashtë Kuvendit appeared first on Albinfo.