Pas Eurovizionit, Shkodra Elektronike ka një surprizë

Pas performancës së shkëlqyer që i solli vendin e 8-të në Eurovision 2025 në Bazel të Zvicrës, grupi shqiptar Shkodra Elektronike nuk e ka ndërmend të ndalet. Tani ata po përgatitin lansimin e albumit të tyre të shkurtër, një ‘EP’ me titullin “Shndrit”, që përmban nga 3 deri në 6 këngë. Data e lançimit është […]

Pas Eurovizionit, Shkodra Elektronike ka një surprizë

Pas performancës së shkëlqyer që i solli vendin e 8-të në Eurovision 2025 në Bazel të Zvicrës, grupi shqiptar Shkodra Elektronike nuk e ka ndërmend të ndalet. Tani ata po përgatitin lansimin e albumit të tyre të shkurtër, një ‘EP’ me titullin “Shndrit”, që përmban nga 3 deri në 6 këngë.

Data e lançimit është caktuar për më 23 maj, ndërsa fansat presin me padurim këtë kapitull të ri në karrierën e grupit. Pas suksesit në skenën ndërkombëtare, vëmendja është e përqendruar tek Beatriçe dhe Kolë, dy anëtarët kryesorë që kanë fituar zemrat e publikut.

Në Eurovision këtë vit, fitorja shkoi për Austrinë me këngën “Wasted Love” të JJ, ndërsa Izraeli dhe Estonia morën vendet e dyta dhe të treta, duke krijuar atmosferë të nxehtë garash. Por shqiptarët, me performancën e tyre energjike, treguan se janë një forcë e re në muzikën bashkëkohore.