7 Marsi, Krasniqi: Mësimdhënësit tanë s’kanë qenë vetëm edukatorë, por edhe patriotë e udhërrëfyes

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit ka thënë se kjo është një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit tonë, që siç tha ai, na kujton themelin e çdo suksesi si shoqëri. Krasniqi përmes një postimi në Facebook tha se mësimdhënësit tanë nuk kanë qenë

7 Marsi, Krasniqi: Mësimdhënësit tanë s’kanë qenë vetëm edukatorë, por edhe patriotë e udhërrëfyes

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit ka thënë se kjo është një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit tonë, që siç tha ai, na kujton themelin e çdo suksesi si shoqëri.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook tha se mësimdhënësit tanë nuk kanë qenë vetëm edukatorë, por edhe patriotë, udhërrëfyes dhe siç tha ai, burim frymëzimi për familje dhe breza të tërë.

“Sot shënojmë një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit tonë – që na kujton themelin e çdo suksesi si shoqëri: 7 Marsin, Ditën e Mësuesit! Mësimdhënësit tanë nuk kanë qenë vetëm edukatorë, por edhe patriotë, udhërrëfyes dhe burim frymëzimi për familje dhe breza të tërë: ashtu siç ishte Shaban Jashari”.

“Ata kanë qenë shtylla mbi të cilën është mbështetur qëndrueshmëria jonë kombëtare, duke u bërë pishtarë të dijes edhe në kohët më të vështira. Në momentet më të errëta për vendin, kur shkolla nuk ishte thjesht një institucion, por një bastion i rezistencës dhe shpresës, ata sakrifikuan gjithçka për një të ardhme më të mirë”.

“Sot, ndërsa vazhdojnë të edukojnë brezat e rinj, ata mbeten zemra e shoqërisë dhe garancia për një Kosovë më të zhvilluar. Me respekt dhe mirënjohje të thellë për çdo mësues që ndriçon rrugën tonë – Gëzuar Ditën e Mësuesit”, ka shkruar Krasniqi.