“A është vërtet?”, tifozët e Real Madridit të shqetësuar për Arda Gulerin

Real Madridi është rikthyer në stërvitje të hënën për të nisur përgatitjet për sezonin 2025/26. Por, vetëm dy ditë pas startit të fazës përgatitore, tifozët janë alarmuar nga pamjet e fundit të Arda Guler. Mesfushori turk është parë duke u stërvitur me një fashë të madhe në kofshën e djathtë, duke ngritur dyshime për një […]

“A është vërtet?”, tifozët e Real Madridit të shqetësuar për Arda Gulerin

Real Madridi është rikthyer në stërvitje të hënën për të nisur përgatitjet për sezonin 2025/26. Por, vetëm dy ditë pas startit të fazës përgatitore, tifozët janë alarmuar nga pamjet e fundit të Arda Guler.

Mesfushori turk është parë duke u stërvitur me një fashë të madhe në kofshën e djathtë, duke ngritur dyshime për një lëndim të mundshëm. Në rrjetet sociale, reagimet nuk kanë munguar.

Një tifoz komentoi: “A është vërtet ai? Kanë kaluar vetëm dy ditë dhe ai është lënduar tashmë?”.

“Ka mbaruar tashmë ky për sezon”, shtoi një tjetër tifoz madrilen.

Komentoi një tjetër: “Shpresoj vërtet të mos jetë asgjë serioze. Na duhet që Arda të jetë 100 për qind në formë këtë sezon”.

Kujtojmë se Guler ka pasur probleme me lëndime që nga ardhja te Real Madridi dhe tifozët janë të shqetësuar që historia mund të përsëritet.
Sezoni i ri i La Ligës nis për Realin më 19 gusht, me një ndeshje në shtëpi kundër Osasunës, dhe të gjithë shpresojnë që Guler të jetë plotësisht i gatshëm për të dhënë kontributin e tij.

Mbetet për t’u parë nëse bëhet fjalë vetëm për një masë parandaluese apo për ndonjë shqetësim serioz fizik.