A po i keqpërdor pajisjet e Zvicrës shteti serb

Kompania zvicerane furnizoi Serbinë me teknologji vëzhgimi The post A po i keqpërdor pajisjet e Zvicrës shteti serb appeared first on Albinfo.

A po i keqpërdor pajisjet e Zvicrës shteti serb

Siç ka raportuar ditë më parë albinfo.ch se një kompani zvicerane ka furnizuar qeverinë serbe me një sistem gjeolokimi dhe përgjimi, në vitin 2023, në vlerë prej dy milionë franga, përcjell albinfo.ch.
Këto ditë ka filluar një debatë ku Ministria nuk specifikoi nëse pajisjet iu dorëzuan shërbimeve sekrete serbe apo ministrisë së brendshme. Po ashtu nuk u zbulua emrin e kompanisë zvicerane që furnizoi pajisjet.
Pas protestave të fundit që po bëhen në Serbi, thuhet se shërbimet sekrete dhe shërbimet e tjera serbe po i keqpërdorin ato për përgjimin e studentëve dhe opozitës në protesta, shkruajnë mediat atje.
Dorëzimi i pajisjeve të mbikqyrjes është i ndaluar në Zvicër nëse ka arsye të besohet se do të përdoret për shtypje në vendin marrës. Në kohën e miratimit, nuk kishte prova të mjaftueshme për ta mbështetur këtë, tha zëdhënësi i Sekretariatit të Shtetit për Çështjet Ekonomike Fabian Maienfisch për SonntagsBlick.

The post A po i keqpërdor pajisjet e Zvicrës shteti serb appeared first on Albinfo.