Gjermani, fitojnë kristian demokratët/ Rezultatet paraprake, CDU siguron rreth 29 % të votave. “Fundoset” Olaf Scholz
Kristian Demokratët e Fridrik Merz dolën forcë e parë në zgjedhjet e së dielës në Gjermani, duke siguruar thuajse 29% nga votat që janë numëruar. Por fituesit më të mëdhenj ishin e djathta ekstreme alternative për Gjermaninë, me një rritje thuajse 50% nga zgjedhjet e kaluara. Partia e drejtuar nga Alis Vajdel, ka marrë rreth [...]Read More...

Kristian Demokratët e Fridrik Merz dolën forcë e parë në zgjedhjet e së dielës në Gjermani, duke siguruar thuajse 29% nga votat që janë numëruar.
Por fituesit më të mëdhenj ishin e djathta ekstreme alternative për Gjermaninë, me një rritje thuajse 50% nga zgjedhjet e kaluara. Partia e drejtuar nga Alis Vajdel, ka marrë rreth 205 të votave të numëruara.
Humbësi I madh ishte Olaf Scholz dhe partia e tij. Scholz pati një rënie të madhe të mbështetjes, duke siguruar vetëm rreth 16 të votave të numëruara, një rënie me mbi 9% nga viti 2021.
Në një debat televiziv pas mbylljes së qendrave të votimit, Merz tha se shpreson që ta bëjë koalicionin me vetëm një parti.
Ai shpalli fitoren e partisë, por theksoi se duhet pritur rezultati përfundimtar para se të flitet për koalicione, nga të cilët përjashtoi të djathtën ekstreme.
Ndërkohë liderja e AFD tha se partia e saj është e gatshme të punojë me këdo për të formuar një qeveri.
Ndërkohë Scholz theksoi se qendra nuk duhet të punojë me të djathtën ekstreme, teksa mori përgjegjësi për humbjen e socialdemokratëve.
Megjithatë një koalicion për formimin e qeverisë është I detyrueshëm. Sipas sistemit të votimit, asnjë parti nuk ka fituar kurrë një shumicë në Gjermaninë e pasluftës dhe koalicionet janë normë.
Me konfirmimin e rezultateve të mbrëmjes dhe përcaktimin e mandateve parlamentare, do të nisë puna sfiduese për formimin e qeverisë së ardhshme.
Negociatat mund të zgjasin javë apo edhe muaj, megjithëse Merz ka premtuar të lëvizë shpejt dhe më parë ka thënë se do të donte që një qeveri të krijohej deri në Pashkë.
Votimi për zgjedhjen e kancelarit të ri të Gjermanisë nuk do të mbahet në parlament derisa të formohet një koalicion qeverisës.
Qeveria në largim e kancelarit Olaf Scholz do të qëndrojë në detyrë në një bazë të përkohshme deri në atë kohë.
Për zgjedhjet në Gjermani reagoi edhe Donald Trump. Në një postim në Truth Social ai përgëzoi fitoren e konservatorëve duke thënë se ishte një ditë e madhe për Gjermaninë.
Ndërkohë zëvendëskryeministri Italian Mateo Salvini tha se ndryshimi po fiton në Gjermani, duke përgëzuar të djathtët e AfD për rezultatin.
/abcnews.al