Gjermani, nis revolta anti Trump/ Fitojnë kristian demokratët: Trump ndërhyri më keq se Moska
Kancelari i ardhshëm gjerman, Friedrich Merz kritikoi ashpër administratën e Trump dhe i kërkoi Evropës të distancohej nga ëashingtoni. “Unë po komunikoj ngushtë me shumë kryeministra dhe krerët e shteteve të BE-së dhe për mua është një prioritet absolut që të forcojmë Evropën sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të [...]Read More...

Kancelari i ardhshëm gjerman, Friedrich Merz kritikoi ashpër administratën e Trump dhe i kërkoi Evropës të distancohej nga ëashingtoni.
“Unë po komunikoj ngushtë me shumë kryeministra dhe krerët e shteteve të BE-së dhe për mua është një prioritet absolut që të forcojmë Evropën sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të arrijmë pavarësinë nga SHBA-ja, hap pas hapi”, tha ai.
Në një intervistë në transmetuesin shtetëror ARD, Mertz thotë se tani Europa duhet të zgjohet që t’i bëjë ballë valës së re të presionit amerikan, duke krijuar e forcuar strukturat e veta ushtarake, pasi siç tha ai, e ardhmja e NATO-s nuk është më e garantuar.
“Kurrë nuk e kam menduar se do të kisha nevojë të them ndonjëherë diçka të tillë, në televizion, por pas deklaratave të fundit të bëra nga Donald Trump javën e kaluar, është e qartë, se amerikanët – në çdo rast këta amerikanë, kjo administratë – kryesisht nuk kujdesen për fatin e Evropës në një mënyrë ose në një tjetër.”
Ai kritikoi gjithashtu të besuarin e Trump dhe miliarderin e teknologjisë Elon Musk për ndërhyrjen në fushatën zgjedhore gjermane, duke thënë se “ndërhyrja nga Uashingtoni nuk ishte më pak drastike, dramatike dhe në fund jo më pak e pacipë, sesa ndërhyrja që kemi parë nga Moska”./abcnews.al