Izraeli nuk liroi të burgosurit, Hamasi pezullon bisedimet e mëtejshme të marrëveshjes
Hamasi ka paralajmëruar se nuk do të zhvillojë bisedime me Izraelin përmes ndërmjetësuesve për ndonjë hap të mëtejshëm të marrëveshjes me faza të armëpushimit nëse të burgosurit palestinezë nuk lirohen siç është rënë dakord. Izraeli tha të dielën se po vononte lirimin e qindra të burgosurve palestinezë që kishte planifikuar t’i lironte një ditë më [...]Read More...

Hamasi ka paralajmëruar se nuk do të zhvillojë bisedime me Izraelin përmes ndërmjetësuesve për ndonjë hap të mëtejshëm të marrëveshjes me faza të armëpushimit nëse të burgosurit palestinezë nuk lirohen siç është rënë dakord.
Izraeli tha të dielën se po vononte lirimin e qindra të burgosurve palestinezë që kishte planifikuar t’i lironte një ditë më parë derisa grupi militant Hamas të përmbushte kushtet e tij.
Lirimi i të burgosurve ishte parashikuar të ndodhte pas lirimit të 6 pengjeve izraelite të shtunën nga Hamasi. Sipas zyrës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, vonesa e lirimit të të burgosurve është një përgjigje ndaj “shkeljeve të përsëritura” të marrëveshjes nga Hamas, duke përfshirë përdorimin e pengjeve në video dhe shfaqje publike që “ulin dinjitetin e tyre”./abcnews.al