Abdixhiku: 6 deputetë të LDK-së janë kundër Sejdiut për president

Abdixhiku: 6 deputetë të LDK-së janë kundër Sejdiut për president

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se gjashtë deputetë të kësaj partie kanë vendosur të mos e respektojnë vendimin e Kryesisë për mbështetjen e Bekim Sejdiut për President të Kosovës.

Sipas Abdixhikut, bëhet fjalë për Avdullah Hotin, Hykmete Bajramin, Janina Ymerin, Armend Zemajn, Arben Gashin dhe Kujtim Shalën.

Kryesia e LDK-së ka miratuar me unanimitet marrëveshjen politike për tejkalimin e krizës institucionale dhe ka mbështetur nominimin e Sejdiut për President.

Abdixhiku ka kritikuar gjashtë deputetët për qëndrimin e tyre, duke thënë se një veprim i tillë i dëmton Kosovën dhe LDK-në.

“Po i bëjnë dëm Kosovës dhe LDK-së dhe në çdo palë zgjedhje të ardhshme që shkaktohen për shkak të këtij refuzimi, do të jetë me pasoja të rënda”, ka shtuar Abdixhiku.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.